Eksperti britanik: Ka vetëm dy zgjidhje për Kosovën, ndarje ose autonomi për serbët

James-Ker Lindsay, profesor në LSE dhe njohës i diplomacisë, ka dhënë një pikëpamje të tij rreth zhvillimeve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, janë vetëm dy zgjidhje të mundshme për Kosovën.

Ndarja ose autonomia për komunitetin serb në Kosovës janë dy zgjidhjet e mundshme sipas profesorit britanik, transmeton Danasi.

“Pikëpamja ime është se, ndërsa jam thellësisht i shqetësuar për mënyrën se si Kosova shpalli pavarësinë, në fund të fundit çdo proces normalizimi, apo sido që duam ta quajmë, do të duhet të shoh Serbinë të pranojë një Kosovë të pavarur.”citohet të ketë thënë Lindsay sipas Danasit, që është gazetë opozitare ndaj regjimit të Vuçiqit.

“Mendoj se realiteti është se do të përfundojë me pavarësinë e Kosovës, ndaj duhet të shohim se çfarë mund t’i ofrohet Serbisë për ta pranuar atë. Ka dy opsione të dukshme, thekson Lindsay, duke përmendur ndarjen dhe autonominë për serbët e Kosovës si zgjidhje.” – shkruan Danas.

Tutje profesori britanik vlerësoi se ka vetëm dy zgjidhje për Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *