Pa fitues e pa gola ka përfunduar ndeshja derbi e javës së 26-të e Superligës mes Ballkanit e Llapit.
Të dy skuadrat kishin rastet e veta për të shënuar gol, por në fund rrjetat mbetën të heshtura.
Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina tha se merituan fitoren në këtë derbi.
‘’Barazimi nuk ishte rezultat real. I patën tri raste në pjesën e parë dhe rezultatin do të duhej të ishte 3:0 për ne. Djemtë i përgëzoj për angazhimin. Ballkani në minutat e fundit e pati një rast, ndërsa në pjesën e parë, 90% të lojës e kemi luajtur në fushën e kundërshtarit. Kemi bërë maksimumin. Është pikë kampioni për Llapin. Do ta bëjmë maksimumin në ndeshjet e ardhshme. I kemi dy ndeshje në shtëpi. Ka ardhur pjekuria e Llapit, qyteti, tifozët dhe legjendat e futbollit llapjan, meritojnë titullin e kampionit”, ka thënë Batatina.
Edhe pas këtij barazimi, diferenca mes dy ekipeve vazhdon të jetë një pikë, me Ballkanin lider me 52 pikë, e Llapi i dyti me 51 sosh.