Këngëtarja e talentuar Besiana Behluli ka dhuruar diçka të re për adhuruesit e saj të muzikës – këngën e saj më të re me titull “Me pas ditë”.
Ky publikim vjen si një vështrim më i gjerë në EP-në e saj të ardhshme, duke ndjekur hapat e suksesshme të këngës paraprake “Dy bileta”.
“Me pas ditë” është vrulli i radhës që Besiana ia sjellë skenës muzikore, duke zhvilluar më tej stilin e saj karakteristik dhe të pasur artistik. Kënga përcjell ndjenjat dhe emocionet në një mënyrë që bën Besianën një ndër zërat më të kërkuar në tregun muzikor.
Për këtë projekt muzikor, ajo ka vijuar bashkëpunimin me një emër të madh të muzikës shqiptare, kantautorin e njohur Armend Regjepagiqi.
Besiana dhe Armendi kanë treguar një kimi të veçantë artistike, dhe kjo seancë pune ka sjellë një bashkëpunim të dytë që premtimin për të qenë po aq emocionuese sa dhe projekti i tyre i parë.
Adhuruesit e muzikës Besianës mund të presin që me këtë këngë dhe me EP-në që është në rrugë, të dëgjojnë rrëfime që vijnë nga zemra dhe përvojat e saj si artiste.