“Mezi i mbijetova tërmetit, tani nuk kam shtëpi”, përmes lotëve një grua rrëfehet pas tërmetit 

Pas tërmetit që e goditi Turqinë dhe Sirinë, në provincën Hatay, Leyla Kurtderelin e dha një intervistë për BBC-në.

Duke kujtuar momentin kur ra tërmeti, ajo tha: “Në fillim dëgjova diçka që dukej si një ulërimë dhe nuk arrita të kuptoja se çfarë ishte”.

“Papritur u ndjeva sikur po kërceja rreth dy metra lartësi. Mendova se do të zgjaste përgjithmonë. Papritur muret filluan të shpërthyen dhe u shembën mbi ne. Dera ishte e mbërthyer dhe ne nuk mund ta hapnim. Më duhej të zvarritesha si merimangë nëpër shtëpinë time. U deshën 45 minuta për të gjetur një rrugëdalje”, raporton BBC, transmeton Kosovalive.net.

Blloku i apartamentit ku Lejla jetonte është dëmtuar rëndë, derisa asaj nuk po i lejohet që të hyjë brenda.

Përmes lotëve, ajo thotë se ka humbur shtëpinë dhe të gjithë pasurinë e saj. Ajo tani po qëndron me vajzën e saj.

Ajo gjithashtu ka thënë se ka dëgjuar që pas tërmetit po ka probleme me plaçkitjen dhe shqetësohet se disa nga gjërat e saj të çmuara mund t’i vidhen.

Në banesën ku Lejla jetonte më parë, banorët që nuk kanë të afërm apo miq me të cilët mund të qëndrojnë dhe tani jetojnë në rrugë, duke ndezur zjarre për t’u ngrohur gjatë netëve të ftohta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *