Një 42-vjeçar ka humbur jetën në Berat, teksa priste dru në pyll.
Incidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 13:30, në fshatin Molisht.
Dyshohet se aksidentalisht një trung peme e ka zënë poshtë shtetasin me iniciale S. M.
Ai kishte shkuar në mal për të prerë dru për përdorim në banesë, por si pasojë e goditjes, nuk i mbijetoi plagëve të marra.