Një rast tragjik ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në qytetin e Pejës, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë pa ndjenja. Ai u dërgua në spital, ku edhe ka ndërruar jetë.
Sinjali mëson se dyshimet e para janë se i ndjeri ka kryer vetëvrasje, duke u hedhur nga ballkoni i një banese në rrugën ‘Leke Dukagjini’.
Burimet e IndeksOnline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Ali Berishën.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës pasi që për banorët që jetojnë në atë zonë ai është i panjohur dhe as nuk është saktësuar ende se nga ballkoni i cilit kat është hedhur.
Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Hetim i vdekjes’.