U kap duke vjedhur gjëra ushqimore te ‘Super Viva’ në Ferizaj, bie në prangat e Policisë 58-vjeçari

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër dyqane, që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Të dyshuarit shpesh herë arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, duke mos u arritur që të identifikohen nga Policia. Por ka edhe raste tjera, kur të njëjtit kapen nga sigurimi apo menaxhmenti i marketeve, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur së fundi në ‘Super Viva’ në rrugën ‘Bajram dhe Gursel Sylejmani’ në Ferizaj, ku një person u kap duke vjedhur gjëra ushqimore dhe higjienike.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është një 58-vjeçar, i cili dyshohet se ka vjedhur disa shishe vaj, vezë, djathë, proshuta, fasule, suxhuk e shamponë.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *