Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shprehur dhimbjen pas tërmetit shkatërrues në Turqi.
Vitia ka njoftuar se ekipet e para mjekësore nga Kosova kanë arritur në zonat e prekura nga tërmeti.
“Tashmë ekipet e para mjekësore nga Kosova kanë arritur në zonat e prekura nga tërmeti për të ofruar ndihmën tonë, paralelisht siç e ndajmë edhe dhembjen për popullin mik të Turqisë”, – ka shkruar ministri, duke shtuar se bashkëndjejnë më të gjithë familjarët e prekur nga kjo tragjedi.
Bashkëndjejmë me të gjithë familjarët e prekur nga kjo tragjedi.
Kujtojmë se në bazë të raportimeve të fundit, numëri i viktimave nga kjo tragjedi ka arritur në rreth 6,000.