Shefi i Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka, ka dhënë detaje për klankosova.tv, lidhur me rastin e vdekjes së 20 vjeçares.
“Pacientja ka qenë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente”.
”Është sjell pas reanimimit kardiopulmonar nga Emergjenca ne Mjekimin Intensiv. Pacientja ka pasur arrest kardiak”, deklaruar Uka për klankosova.tv.
”Gjendja e saj ka qenë shumë e rëndë. Edhe përkundër intervenimit të mjekëve ajo fatkeqësisht nuk i ka mbijetuar infarktit”, u shpreh ai.