Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, beson se Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Luginë të Preshevës ka bërë dallavere me parat që Qeveria e Kosovës ka ndarë për shqiptarët atje.
I pari i Preshevës sot ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë.
Para media, ai ka thënë se drejtësia e Kosovës duhet ta jap fjalën e saj për këtë cështje.
“Çka ka ndodhë është një anomali politike. Ka ndërruar qasja e Kurtit për Luginën e Preshevës. Dua t’i njoftojë qytetarët se ka ndodhur një krim i organizuar ndaj shqiptarëve të Luginës. Me paratë e Kosovës është munduar që të fuqizohet një parti nga pesë parti në Preshevë”, ka deklaruar Arifi, raporton EO.
Sipas tij, fajtorja kryesore është këshilltarja e Kurtit, e cila vije na komunat e Preshevës.
“Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit Kurti, i ka shpërndarë 27 mijë euro. Agon Islami është anëtar i kabinetit të Shaip Kamberit dhe ka marrë 25 mijë euro veç pse ka një portal. Këtë situatë na e ka imponuar Vetëvendosja”, ka thënë Arifi.