13:50 Vazhdojnë të shpëtohen të mbijetuar edhe 204 orë pas tërmetit
204 orë pas tërmetit, një grua quajtur Muna Dabul, shtetase e huaj, u shpëtua e gjallë nga rrënojat në Antakya të Hatayit
13:27 Gjendet e gjallë 26-vjeçarja pas më shumë se 200 orëve nga tërmeti
Një grua 26-vjeçare, e cila kishte mbetur nën rrënojat e ndërtesës së shkatërruar në Hatay, është shpëtuar pas 201 orësh nga tërmeti. Minatorët dhe ekipet e tjera të kërkim-shpëtimit të lidhur me Institucionin Turk të Qymyrit (TTK) Kozlu, të cilët shkuan në rajon nga qyteti Zonguldak, duke punuar në rrënojat e ndërtesës së apartamenteve në zonë arritën ta shpëtojnë 26-vjeçaren Emine Akgül.
12:43 Grup tjetër i foshnjave nga rajonet e tërmetit transportohen në Ankara
Në Ankara janë transportuar 15 foshnja të tjera nën moshën 1-vjeçare me avion presidencial nga rajonet e prekura nga tërmeti në jug të Turqisë.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë së Turqisë, secilës prej foshnjave iu caktua një dado, ndërsa grupi i transportit shoqërohet nga disa mjekë.
Transporti i fëmijëve të prekur nga tërmeti si dhe i të lënduarve të tjerë vijon të kryhet me të gjithë avionët në dispozicion, ndërsa avioni i Presidencës “DAP” është caktuar për transportin e foshnjave.
Grupi i fundit i foshnjave u vendos në spitalin e qytetit Etlik, në kryeqytetin turk, Ankara.
Dy tërmete shkatërruese me intensitet 7,7 dhe 7,6 ballë sipas shkallës së Rihterit goditën pjesët jugore të Türkiyes, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş më 6 shkurt, ndërsa ekipe të shumta shpëtimi po punojnë me përkushtim për të kërkuar dhe shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënojat e ndërtesave.
11:55 Të paktën 31,974 të vdekur nga tërmetet në Turqi
Numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme të javës së kaluar në Türkiyen jugore u rrit në 31,974, thotë agjencia e fatkeqësive.
09:35 Kapiteni i THF-së Kütahya dhe djali tij humbën jetën në tërmet Kapiteni i kombëtares turke të hendbollit, Cemal, dhe djali i tij Cinar Kutahya humbën jetën në tërmetin katastrofik që goditi rajonin jugor të Türkiyes javën e kaluar. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e të dashurit tonë Cemal Kütahya, kapitenin e kombëtares sonë të hendbollit për meshkuj dhe djalit të tij Cinar, të cilët u mbuluan nga rrënojat e shtëpisë së tyre ku jetonin në Antakya”, thuhet në deklaratën e Federatës së Hendbollit të Türkiyes (THF).
Duke i shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, THF premtoi se do të bëjnë çmos që emri dhe kontributi i tij që ka dhënë për sportin të mos harrohen kurrë.
“Të falënderojmë për gjithçka që i dhe vendit tonë, Cemal. Jemi të kënaqur me ty, nuk do të të harrojmë”, thuhet në deklaratë.
Kryetari i THF-së, Uğur Kilic, shkroi në llogarinë e tij në Twitter se Cemal Kutahya ishte njeri dhe sportist me zemër të madhe dhe kapiten në kuptimin e plotë të fjalës.
“Përqafove djalin, shkove në parajsë. Shprehim keqardhje të thellë. Ende nuk e kemi gjetur gruan dhe vjehrrën e Cemalit. Po punojmë në këtë drejtim”, shkroi ndër të tjerash Kilic.
10:40 Mbi 31 mijë viktima deri tani në Turqi
Numri i viktimave nga tërmeti në Türkiyen jugore rritet në 31.643 deri tani, thotë Autoriteti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave, AFAD. Dhjetëra mijëra të tjerë kanë marrë lëndime si pasojë e tërmetit.
09:00 Dita e shtatë, mbi 4.500 viktima nga tërmeti në Siri
Një javë pas tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë, burime nga zonat e kontrolluara nga regjimi dhe të kontrolluara nga rebelët në Siri kanë raportuar se numri i të vdekurve tani është rritur në 4.581
Bazuar në të dhënat e Helmetave të Bardha, 3.167 njerëz kanë humbur jetën në zonat e kontrolluara nga opozita.
Ndërkohë, media e regjimit tha se 1.414 njerëz kanë humbur jetën nga tërmeti në zonat e kontrolluara nga regjimi.
08:51 7-vjeçari mbijetoi 163 orë nën gërmadhat e tërmetit
Në qytetin Hatay, 163 orë pas tërmetit në Turqi më 6 shkurt, është shpëtuar një 7-vjeçar i cili kishte mbetur nën rrënoja. Ekipet e kërkim-shpëtimit të bashkisë së qytetit Konya kanë qenë ata të cilët kanë arritur ta nxjerrin jashtë gërmadheve të tërmetit 7-vjeçarin. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë edhe më tej të bëjnë kërkime nën rrënojat e ndërtesave që janë shembur në rajonet në Kahramanmaraş.
Fëmijë, pleq, qytetarë të moshave të ndryshme gjatë shtatë ditëve të kaluara me ndihmën e ekipeve të kërkim-shpëtimi kanë arritur të dalin të gjallë nga rrënojat e tërmetit që goditi 10 provincat në Türkiyen jugore.
Numri i viktmave nga tërmeti i 6 shkurtit që goditi Turqinë dhe Sirinë është më shumë 33.000 të vdekur.
Aktualisht në Türkiye janë regjistruar 29.605 viktima si rezultat i tërmetit, përderisa ky numër në Siri është mbi 3.500.
Për të plotësuar nevojat për strehim të qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti, Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe të Emergjencave (AFAD) deri më tani ka vendosur 10.500 kontejnerë strehimi për banorët e prekur nga tërmeti.
Përveç institucioneve shtetërore, organizatave joqeveritare dhe aktivistëve në Türkiye gjatë javës së kaluar kanë arritur ndihma në shenjë solidariteti pothuasje nga e gjithë bota.
15:00 Numri i viktimave rritet mbi 29 mijë në Turqi
Autoriteti për Menaxhimin e Emergjencave dhe Fatkeqësive në Turqi, AFAD, raportoi se 29.605 njerëz humbën jetën deri tani në tërmetet me qendër Kahramanmaraş dhe se 147.934 të prekur nga fatkeqësia u evakuuan në provinca të tjera.
13:08 Emiri i Katarit mbërrin në Turqi për të takuar Presidentin Erdoğan
Pas dy tërmeteve të forta që goditën jugore në fillim të kësaj jave, emiri i Katarit të dielën mbërriti në Istanbul për një vizitë pune, njoftuan mediat e Katarit. Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani u largua nga Doha të dielën në mëngjes për t’u takuar me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, sipas Agjencisë së Lajmeve të Katarit. Sipas burimeve presidenciale që ndanë një foto të liderëve në Twitter, Erdoğan mirëpriti Al Thanin në Pallatin Vahdettin të Istanbulit. Emiri i Katarit, i cili është kreu i parë i shtetit që viziton Türkiyen pas tërmeteve vdekjeprurëse, shoqërohet nga një delegacion zyrtar. Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë, me qendër në Kahramanmaras, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 10 provinca: Hatay, Gaziantep, Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.
12: 55 Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar: – Forcat detare udhëzuan anijet Bayraktar, Sancaktar, Iskenderun, dy fregata dhe dy helikopterë që të jenë gati në rajon për të shkuar në Iskenderun. – TCG Iskenderun deri më tani ka transportuar 545 persona në Mersin
12:20 Özer: Vazhdon procesi arsimor më 20 shkurt
Ministri i Arsimit Kombëtar Özer njoftoi se nga 20 shkurti, arsimi dhe edukimi parashkollor do të fillojë në 71 provinca, dhe nuk do të ketë zgjatje të mëtejshme.
11:45 Ministri i Jashtëm turk dhe homologu i tij nga Greqia shkojnë në Hatay
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias mbërriti të dielën në provincën jugore Adana të Türkiyes, e goditur nga tërmeti, për solidaritet pas lëkundjeve të fuqishme në fillim të kësaj jave, tha Ministria e Jashtme turke. Avioni privat i Dendias u ul në aeroportin Sakirpasa të Adanas dhe ai u prit nga ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu. Dy kryediplomatët zhvilluan diskutime në aeroport me dyer të mbyllura. Dendias dhe Çavuşoğlu më vonë shkuan në Hatay, një nga provincat e goditura nga tërmeti në Türkiyen jugore.
11:24 Arrestohen burrë e grua, kontraktorë të shumë ndërtesave të rrënuara në Turqi
Policia turke sapo ka arrestuar në Istanbul Yavuz Karakus dhe gruan e tij Sevilay, kontraktorë të shumë ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti në Adiyaman.
Në ekzaminim u konstatua se Yavuz Karakuş dhe gruaja e tij Sevilay Karakuş ishin kontraktorët e shumë ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti në Adiyaman dhe ishin gati të shkonin në Gjeorgji. Dy personat, të cilët u morën në mbajtje dhe ndaj të cilëve u sekuestruan 16 mijë dollarë e 20 mijë lira, u dërguan në Drejtorinë e Degës së Aeroportit për t’u proceduar.
Numri i viktimave nga tërmeti rritet në 24.617 deri tani, njofton zv/Presidenti i Turqisë, Fuat Oktay.
17:15 Arrestime në Turqi lidhur me objektet e shkatërruara nga tërmeti
Kryeprokuroria e Adanas ka lëshuar masën e ndalimit për 62 persona në kuadër të hetimeve të kryera në lidhje me objektet e shkatërruara nga tërmeti në këtë qytet. Nga ana tjetër, është arrestuar edhe Mehmet Yaşar Coşkun, kontraktori i Rönesans Residence, e cila u shkatërrua nga tërmeti në Hatay. Zyrtarët e Turqisë kanë paralajmëruar se do të zhvillohen hetime rrënjësore për të vërtetuar përgjegjësinë e mundshme për shembjen e objekteve të banimit në 10 provincat jugore të cilat u goditën nga tërmeti.
16:00 Policia e shtetit me mobilizim të plotë në ndihmë të qytetarëve
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, deklaroi se më shumë se 70 mijë policë, mbi 60 mijë pjesëtarë të xhandarmërisë dhe 1000 efektivë të rojes bregdetare ishin në detyrë në 10 provincat e prekura nga tërmeti.
15:45 Mbi 3.500 viktima në Siri
Të paktën 3.553 persona kanë humbur jetën dhe mijëra janë lënduar në Siri nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë jugore dhe prekën rajonin më të gjerë më 6 shkurt. Një numër i madh i ndërtesave u shkatërruan ose dëmtuan në rajonet e prekura, ku ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin për të gjetur të mbijetuar.
15:22 Vogëlushja 4-vjeçare shpëtohet nga rrënojat 132 orë pas tërmetit
Një vajzë katërvjeçare u shpëtua gjallë nga rrënojat 132 orë pas tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt. Ekipet e shpëtimit nxorën vogëlushen Şengül Karabacak nga rrënojat e një ndërtese të shembur në rrethin İslahiye të provincës Gaziantep, një nga rajonet e goditura nga dy tërmetet, që janë cilësuar si “fatkeqësia e shekullit”. Vajza e vogël u dërgua me ambulancë në spital. Në rrënojat po vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.
15:05 Numri i viktimave në Turqi kalon mbi 21.800
Presidenti Erdogan deklaroi se 21.848 persona humbën jetën në tërmetet me qendër Kahramanmaraş dhe 80.104 persona mbijetuan me lëndime.
14:52 OKB: Tërmetet në Turqi, ndër më të rëndat në 100 vite
Shefi i OKB-së për ndihmë gjatë fatkeqësive, Martin Griffiths, përshkroi tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë si “tërmetet më të rënda në rajon në 100 vitet e fundit”.
13:51 Gaziantep, vajza katërvjeçare mbijetoi 132 orë nën rrënojat e tërmetit
Një vajzë katërvjeçare u shpëtua gjallë nga rrënojat 132 orë pas tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt.
Ekipet e shpëtimit nxorën vogëlushen Şengül Karabacak nga rrënojat e një ndërtese të shembur në rrethin İslahiye të provincës Gaziantep, një nga rajonet e goditura nga dy tërmetet, që janë cilësuar si “fatkeqësia e shekullit”.
Vajza e vogël u dërgua me ambulancë në spital.
12:55 Mbi 21.000 viktima në Turqi
Deri më tani në rajonet e Turqisë kanë humbur jetën 21.043 persona dhe kanë shpëtuar si të lënduar 80.097 persona, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan, gjatë vizitës në Diyarbakır.
12:31 Rreth 21.000 viktima nga tërmeti në Turqi
Rritet në 20.937 numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme në Turqi, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
12:29 Shpëtohet foshnja 2-muajshe pas 128 orë nën rrënoja
Një foshnjë e mbetur nën rrënoja u shpëtua gjallë 128 orë pas tërmeteve të fuqishme në Turqinë jugore.
Foshnja, e cila besohet të jetë 2-muajshe, është shpëtuar në rrethin Antakya të provincës Hatay nga ekipet e Bashkisë Metropolitane Kocaeli.
Foshnja është dërguar me ambulancë në spital.
Tërmetet e me magnitudë 7,7 dhe 7,6, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş, u ndien nga 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.
11:00 Dy gra mbijetuan pesë ditët nën rrënojat e tërmetit në Turqi
Falë këmbënguljes së ekipeve të kërkim-shpëtimit në rajonin Kahramanmaraş dhe Diyarbakır pas 122 orëve nga gërmadhat e tërmetit janë nxjerrë të gjalla dy gra nga gërmadhat e tërmetit.
Njerëz të tjerë u nxorën nga rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti i 6 shkurtit, ndërsa skuadrat e kërkim-shpëtimit nga e gjithë bota po garojnë me kohën për të shpëtuar jetë pas tërmeteve të fuqishme që goditën Türkiyen jugore.
Menekşe Tabak, një grua 70-vjeçare, u shpëtua pasi mbeti e bllokuar nën rrënoja për 122 orë në provincën Kahramanmaraş, epiqendra e dy tërmeteve që tronditën Türkiyen jugore në fillim të kësaj jave.
Maşallah Çiçek, 55 vjeçe, u shpëtua në provincën Diyarbakır pasi mbijetoi nën rrënojat e një ndërtese ku kishte mbetur e bllokuar për 122 orë.
Buşra Almusa, një grua 25-vjeçare, u shpëtua gjithashtu në Gaziantep 119 orë pas tërmetit.
10:54 Akar: Në zonat e tërmetit veprojnë më shumë se 25 mijë ushtarë
“Forcat e armatosura të Türkiyes me 25.067 ushtarë janë duke punuar në zonën e tërmetit. Deri më tani janë kryer 707 fluturime me 63 avionë. Në ato fluturime kemi dërguar në objektivat e tyre 625 tonë material me 9.780 personel profesional. 24 anije dhe 5 helikopterë po kryejnë detyra në Gjirin “Iskenderun”. Anija jonë TCG Iskenderun deri më tani ka transportuar 327 të plagosurit tanë nga zona e tërmetit në Mersin”, tha ministri i Mbrojtjes i Republikës së Türkiyes, Hulusi Akar.
10:25 Mbi 24.000 viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Të paktën 20.665 njerëz kanë humbur jetën dhe 80.088 të tjerë janë lënduar nga dy tërmetet e forta që goditën Türkiyen jugore më 6 shkurt, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Tërmetet e me magnitudë 7,7 dhe 7,6, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş, u ndien nga 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.
Tërmetet u ndien në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin.
AFAD tha në një deklaratë se në terren aktualisht po punojnë më shumë se 166.000 pjesëtarë të ekipeve të kërkim-shpëtimit.
Gjithsej 92.700 njerëz janë evakuuar nga rajonet e goditura nga tërmeti, tha agjencia.
Presidenti Recep Tayyip Erdoğa, të premten deklaroi tha se Turqia po përballet me një nga fatkeqësitë më të mëdha në historinë e saj.
Për të inspektuar përpjekjet e kërkimit, shpëtimit dhe ndihmës, Erdoğan ka vizituar deri më tani provincat Kahramanmaraş, Hatay, Adana, Gaziantep, Osmaniye, Kilis, Adıyaman dhe Malatya, ku ka takuar të prekurit nga tërmetet.
Parlamenti turk të enjten miratoi gjendjen e jashtëzakonshme tremujore për të përshpejtuar përpjekjet e ndihmës.
Vendi po mban gjithashtu shtatë ditë zie kombëtare pas katastrofës.
Ngushëllime kanë ardhur nga e gjithë bota, duke shprehur solidaritet me Türkiyen, ndërsa shumë vende kanë dërguar ekipe shpëtimi dhe ndihmë.
Tërmeti i 6 shkuritit po ashtu lëkundi rëndë disa vende të rajonit, përfshirë Sirinë dhe Libanin.
Numri i të vdekurve në Siri të premten vonë u rrit në 3,553 persona, 1,387 në zonat e drejtuara nga regjimi dhe 2,166 në territoret e kontrolluara nga opozita.
19:45 Rritet numri i të vdekurve në Turqi në 20,213
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetsisë Fahretin Koca ku theksoi se numri i viktimave është 20 mijë e 213 persona dhe numri i të lënduarve në 80 mijë.
15:49 Erdoğan: Rritet numri i viktimave, mbi 19.300
Të paktën 19.388 persona humbën jetën dhe 77.711 të tjerë u plagosën nga dy tërmetet e fuqishme që dridhën Turqinë jugore më 6 shkurt, njoftoi presidenti i shtetit, Recep Tayyip Erdoğan.
14:33 Ndihma e OKB-së arrin në rajonet e prekura nga tërmeti në Siri
Përmes Turqisë në Sirinë veriperëndimore kanë kaluar 14 kamionë të Kombeve të Bashkuara (OKB) me ndihma humanitare, pasi rajoni u godit nga tërmetet vdekjeprurëse të 6 shkurtit. Siç raporton korrespondenti i Anadolut në terren, kamionët kaluan në rajonin e Idlibit përmes pikës kufitare Bab al-Hawa në provincën jugore turke Hatay. Anadolu konfirmon se ndihma e dërguar në kuadër të përpjekjeve të ndihmës ndërkufitare të OKB-së do t’u dorëzohet njerëzve në nevojë në rajon. Dje, gjashtë kamionë mbërritën në qytetin Idlib, i cili po ashtu u trondit nga tërmetet e fuqishme me epiqendër në Türkiyen jugore.
Një operacion afatgjatë i ndihmës në Siri ka filluar që nga viti 2014, me portën Cilvegözü në pikën kufitare Bab al-Hawa që aktualisht shërben si e vetmja rrugë për ndihmën e OKB-së. Sipas shifrave të fundit, numri i personave që kanë humbur jetën në rajone të ndryshme të Sirisë të prekura nga tërmetet me epiqendër në Kahramanmaraş ka arritur në 3.384.
14:25 Sistemi turk i radarit po shpëton jetë në zonat e tërmetit
Sistemi i radarit i zhvilluar nga kompania shtetërore turke e mbrojtjes STM po shpëton jetë në zonat e shkatërruara nga tërmeti në Türkiye. Sistemi i radarit DAR që depërton muret mund të lokalizojë njerëzit përtej rrënojave. Tekniku udhëheqës i STM-së, Yusuf Hayirli, i tha Agjencisë Anadolu se sistemi DAR i radarit, i dizajnuar për industrinë e mbrojtjes, u përdor për herë të parë në terren në një zonë tërmeti. “Ne u ndihmojmë ekipeve për lokalizimin e njerëzve, duke u bazuar në frymëmarrjen dhe lëvizjet e dorës-krahut”, tha Hayirli. Ekipet nxorën më shumë se 20 njerëz të gjallë nga ndërtesat e shembura, falë koordinatave të dhëna nga sistemi DAR i radarit. “Ishim dëshmitarë të nxjerrjes së një foshnje 7-muajshe e cila ishte bllokuar nën rrënoja”, shtoi Hayirli.
14:05 Në rajonin Kahramanmaraş mobilizohen 144.156 mjekë dhe personel mjekësor
Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca tha se pas tërmetit me epiqendër në Kahramanmaraş, në rajon janë mobilizuar 144.156 mjekë dhe personel shëndetësor, përfshirë 18.022 mjekë, 111.699 personel shëndetësor, 14.435 punonjës të urgjencës 112 dhe të Ekipit Kombëtar Mjekësor të Shpëtimit (UMKE).
Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, ministri Koca theksoi se në zonën e tërmetit janë dërguar nga qytetet e tjera, 1.253 ambulanca, 6 avionë ambulancë, 245 automjete të UMKE, gjithsej 6.596 personel shëndetësor nga UMKE dhe të urgjencës 112 si dhe 9.011 mjekë dhe punonjës shëndetësor.
Gjithashtu nga rajoni i tërmetit janë transportuar në qytete të tjera 17.868 të plagosur prej të cilëve 953 me avionë, 327 me mjete detare dhe 16.588 me ambulancë në rrugë tokësore.
13:30 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Siri është rritur në 3.384
Të paktën 3.384 njerëz humbën jetën dhe mijëra u lënduan në Siri nga një seri tërmetesh të fuqishme me epiqendër në jug të Türkiyes që tronditën rajonin më të gjerë më 6 shkurt.
Mijëra të mbijetuar, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan ose u dëmtuan e kalojnë natën jashtë, në xhami ose tenda të improvizuara.
13:23 Afërsisht 19.000 viktima nga tërmeti në Turqi
Numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme 6 shkurtit në Türkiye, shkon në 18.991, tha president Recep Tayyip Erdoğan, gjatë vizitës së tij në Adiyaman. Sipas tij, pas tërmeteve me qendër Kahramanmaraş, më shumë se 76.000 viktima u evakuan në provinca të tjera.
10:35 1,78 miliard dollarë nga Banka Botërore për rimëkëmbjen pas tërmetit
Banka Botërore njoftoi të enjten se do të sigurojë shumën e parë në vlerën 1,78 miliard dollarë ndihmë për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Türkiyes pas tërmeteve të fuqishme. Qëllimi është të ndihmohet rimëkëmbja e vendit pas tërmeteve shkatërruese në Türkiye, thuhet në një deklaratë. Banka Botërore njoftoi se ka nisur gjithashtu vlerësimin e shpejtë të dëmeve për të vlerësuar shkallën e katastrofës dhe për të identifikuar zonat prioritare për t’i mbështetur në rimëkëmbjen dhe rindërtimin e tyre. Partneriteti i Bankës Botërore me Türkiyen daton që nga viti 1950 dhe ajo është një partner kryesor në menaxhimin e rrezikut të fatkeqësive, zhvillimin urban dhe efikasitetin e energjisë në vend.
09:00 Numri i viktimave në Turqi kalon 18 mijë
Të paktën 18.342 njerëz kanë humbur jetën dhe 74.242 të tjerë janë lënduar nga dy tërmetet e forta që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe e Emergjencave (AFAD). Tërmetet e me magnitudë 7,7 dhe 7,6, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş, u ndien nga 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa. Tërmetet u ndien në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin. AFAD-i tha në një deklaratë se në terren aktualisht po punojnë më shumë se 121.128 pjesëtarë të ekipeve të kërkim-shpëtimit. Gjithsej 75.780 njerëz janë evakuuar nga rajonet e goditura nga tërmeti, tha Agjencia. Presidenti Recep Tayyip Erdoğan gjatë vizitës së vendeve të prekura nga tërmeti, tha se tërmetet në Türkiyen jugore mund të përshkruhen si “katastrofa e shekullit” dhe se shteti ka mobilizuar të gjitha mjetet e tij për t’u ndihmuar të prekurve. Për të inspektuar përpjekjet e kërkim-shpëtimit dhe ndihmës, Erdoğan ka vizituar deri më tani provincat Kahramanmaraş, Hatay, Adana, Gaziantep, Osmaniye dhe Kilis, ku ka takuar të prekurit nga tërmetet. Parlamenti turk dje miratoi gjendjen e jashtëzakonshme tremujore për të përshpejtuar përpjekjet e ndihmës. Vendi po mban gjithashtu shtatë ditë zie kombëtare pas katastrofës. Ngushëllime kanë ardhur nga e gjithë bota, duke shprehur solidaritet me Türkiyen, ndërsa shumë vende kanë dërguar ekipe shpëtimi dhe ndihmë.
20:45 Numri i viktimave në Turqi shkon mbi 17 mijë
15:13 Aktualisht mbi 17.000 viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Numri i të vdekurve në Turqi nga tërmetet është rritur në 16.170, tha residenti Recep Tayyip Erdoğan dhe shtoi se më shumë se 64.000 janë të lënduar.
Po ashtu, ai theksoi se mbi 6.400 ndërtesa janë shkatërruar.
Një total prej të paktën 3.162 viktimave deri më tani janë konfirmuar në Siri. Në zonat e kontrolluara nga regjimi raportohet 1.262 njerëz të vdekur dhe 1.900 të tjerë në pjesën e veriperëndimit të kontrolluar nga opozita.
Numri i kombinuar i vdekjeve në Turqi dhe Siri aktualisht është 17.176.
13:17 Oktay: Numri i viktimave në Turqi 14.351
Zv/presidenti i Türkiye-s, Fuat Oktay, tha se të paktën 14.351 persona humbën jetën dhe 63.794 të tjerë u plagosën nga dy tërmete të fuqishme që goditën të hënën pjesën jugore të vendit
12:32 Liderët e BE-së ngushëllojnë Erdoğanin, Samiti fillon me 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit
Samiti i BE-së fillon me një minutë heshtje në nder të viktimave nga tërmeti në Türkiye dhe Siri. Liderët e Bashkimit Evropian, me anë të një letre të përbashkët dërguar presidentit Recep Tayyip Erdoğan, shprehën ngushëllime dhe solidaritet, si dhe ofruan përkrahjen e tyre pas tërmeteve vdekjeprurëse në jug të Türkiyes më 6 shkurt.
11:48 Numri i viktimave në Turqi shkon mbi 14.000
Numri i personave që humbën jetën në tërmetet në Kahramanmaraş është 14.014 dhe numri i të lënduarve është 63.794, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan nga Gazientapi, gjatë vizitës së vendeve të prekura nga tërmeti.
10:35 AFAD-i evakuon mbi 28 mijë njerëz nga rajonet e prekura të tërmetit
Nga rajonet e prekura të tërmetit në Türkiye, përmes vijës tokësore dhe ajrore janë evakuuar mbi 28 mijë njerëz, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe e Emergjencave (AFAD).
10:00 Përfundojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Şanlıurfa
Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe e Emergjencave (AFAD) njoftoi se operacionet e kërkim-shpëtimit në Şanlıurfa përfunduan dhe ekipet u dërguan në rajone të tjera të prekura nga tërmeti. “Ekipet tona kanë përfunduar punën e kërkim-shpëtimit në Şanlıurfa. Ekipet tona të kërkim-shpëtimit në Şanlıurfa u dërguan menjëherë në provincat e tjera ku vazhdon puna”, thuhet në deklaratën e AFAD-it.
Sipas të dhënave të fundit të AFAD-it, numri i viktimave si pasojë e tërmetit është rritur në 12.873, ndërsa i të lënduarve në 62.937. AFAD-i bëri të ditur se pas tërmeteve 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër rajonet Pazarcık dhe Elbistan në Kahramanmaraş, janë regjistruar 1.117 pasgoditje.
09:58 Rajonet e prekur nga tërmeti komunikojnë përmes dronëve
Turqia shfrytëzon teknologjinë e dronëve për komunikim në rajonet e tërmetit Türkiye ka vënë në përdorim për herë të parë teknologjinë e dronëve për të siguruar komunikim të pandërprerë në rajonet e katastrofave nga tërmeti, tha shefi i industrisë së mbrojtjes. “Fluturakja pa pilot AKSUNGUR edhe transmeton pamje, por edhe siguron shërbim komunikimi celular për shtetasit tanë duke bartur stacion bazë në dron”, deklaroi shefi i industrisë së mbrojtjes, Ismail Demir.
08:50 Turqia: Një tjetër person u shpëtua nga rrënojat 77 orë pas tërmetit
Pas tërmeteve shkatërruese që goditën provincat jugore të Türkiyes të hënën, një person tjetër u shpëtua nga rrënojat në Adiyaman, 77 orë pas tërmetit. Vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në rajonet e prekura nga tërmeti. Ekipet e shpëtimit në Adiyaman dëgjuan një zë nën rrënoja mëngjesin e sotëm dhe pas përpjekjeve të mëdha arritën të tërhiqnin në siguri 36-vjeçarin Yilmaz Cetin. Të mbledhurit kanë festuar me shumë entuziazëm shpëtimin e një personi tjetër i cili më pas është dërguar në spital. Vëllai i të shpëtuarit nuk ka mundur të ndalojë së përqafuari dhe puthur të vëllanë për shkak të gëzimit të tij të madh. Të paktën 12.873 njerëz humbën jetën dhe 62.937 u lënduan pas dy tërmeteve të forta që tronditën Türkiyen jugore të hënën, njoftoi të mërkurën Administrata e Situatave Emergjente (AFAD). Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në provincën Kahramanmaras, prekën dhjetë provinca dhe më shumë se 13 milionë njerëz.
08:27 Rreth 16.000 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri
Të paktën 12.873 humbën jetën dhe rreth 70 mijë të tjerë u lënduan nga dy tërmete të forta që goditën Türkiyen jugore më 6 shkurt, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe të Emergjencave (AFAD) i Türkiyes. Rritje të numrit të viktimave është regjistruar edhe në vendet e prekura na tërmeti në Siri. Të dhënat e fundit flasin se numri i qytetarëve sirianë që kanë humbur jetën është mbi 3.000. Bazuar në informacionet Organizatës Helmetat e Bardha, në rajonin e kontrolluar nga rebelët, numri i viktimave deri më tani është afërsisht 1.800 të vdekur, përderisa të dhënat e regjimit thonë se në vendet që i kontrollojnë ata numri i viktimave është 1.262.
01:35 Rritet numri i viktimave nga tërmeti
Është rritur numri i viktimave njofton AFAD, numri i të vdekurve ka mbërritur në 12,391 ndërsa numri i të lënduarve 62,914
18:00 FSK ka shpetuar nje femije 2 vjecar nga rrenojat e termetit ne Turqi.
16:22 Numri i të vdekurve në Turqi është rritur në 9.057
Numri i personave që kanë humbur jetë deri më tani në tërmetin e fundit në Türkiye është 9.057, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, nga qyteti Hatay. Sipas tij, si pasojë e tërmetit janë lënduar 52.979 njerëz.
15:45 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Siri është rritur në 2.802
Të paktën 2.802 njerëz kanë humbur jetën dhe 5.035 janë lënduar në Siri pas një serie tërmetesh të fuqishme në Turqi, që tronditën rajonin më të gjerë të hënën. Përpjekjet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar që nga 6 shkurti në Idlib, Aleppo, Hama, Latakia dhe Tartus, të cilat u prekën më shumë nga tërmetet.
15:20 Rihapen për trafik rrugët në Turqi
Të gjitha rrugët kryesore në Turqi janë rihapur për trafik, njoftuan sot autoritetet, ndërsa vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit në pjesët jugore të vendit që u goditën nga dy tërmete të fuqishme të hënën.
“Nuk ka rrugë të mbyllura për qarkullim”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Autostradave.
Autoritetet thanë se ekipet e tyre vazhdojnë të punojnë gjatë gjithë kohës në gjithë vendin për të siguruar qarkullim të pandërprerë të trafikut dhe ofrim të ndihmës.
Të paktën 8.574 persona humbën jetën dhe 49.133 të tjerë morën lëndime pas dy tërmeteve të fuqishme që pjesën jugore të Turqisë.
Si pasojë e tërmetit në Sirinë fqinje, të paktën 2.600 persona humbën jetën, ndërsa 4.645 të tjerë u lënduan.
14:10 Numri i viktimave në Siri arrin në 2600 persona
Numri i të vdekurve në Siri nga tërmetet shkatërruese ka arritur në mbi 2.600 njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së regjimit dhe grupit vullnetar të Helmetave të Bardha në zonat e kontrolluara nga rebelët. Ndërkaq, sa u përket personave të lënduar, ky numër deri tani ka arritur në 4.645.
13:15 Turkish Airlines nxjerr sot 30.000 persona të tjerë nga zona e tërmetit
Kompania ajrore Turkish Airlines planifikon evakuimin e 30 mijë personave të tjerë sot nga pjesa jugore e Türkiyes, pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin të hënën.
“Vazhdon evakuimi i qytetarëve tanë nga zona e tërmetit – Adana, Gaziantep, Elazig, Sanliurfa, Adiyaman, Diyarbakir, Malatya dhe Kahramanmaraş. Dje transportuam 19.050 persona, ndërsa sot planifikojmë evakuimin e 30 mijë personave të tjerë”, shkroi në Twitter Yahya Ustun, zëvendëspresidenti i lartë për marrëdhënie me mediat të Turkish Airlines.
Të paktën 8.574 persona humbën jetën dhe 49.133 të tjerë u plagosën në dy tërmetet e fuqishme që goditën rajonin herët të hënën, sipas shifrave të fundit zyrtare.
Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş, goditën 10 provinca dhe prekën më shumë se 13 milionë njerëz.
Tërmetet u ndjenë edhe në disa vende fqinje të rajonit, përfshirë Sirinë dhe Libanin.
Të martën u evakuuan 19.050 persona nga provincat Adana, Gaziantep, Elazig, Sanliurfa, Adiyaman, Diyarbakir, Malatya dhe Kahramanmaraş.
Presidenti Erdoğan: “(Tërmetet në Kahramanmaraş) Deri tani numri i personave të vdekur është 8.574, numri i të lënduarve 49.133, numri i ndërtesave të shkatërruara 6.444.
9:40 Rritet numri i viktimave nga tërmeti
AFAD njoftoi se nga tërmetet në Kahramanmaraş kanë humbur jetën 7.108 persona dhe janë lënduar 40.910 persona.
09:05 Rritet numri i viktimave, gati 7 mijë në Turqi dhe mbi 2.500 në Siri
Të paktën 6.957 njerëz humbën jetën dhe mbi 37 mijë të tjerë morën lëndime në Turqi pas dy tërmeteve të forta të hënën që goditën pjesën jugore të vendit, tha të mërkurën Agjencia e vendit për Fatkeqësitë. Njëkohësisht, si pasojë e tërmetit në Siri, numri i të vdekurve raportohet të jetë të paktën 2.530 viktima.
08:40 Erdoğan niset drejt zonave të tërmetit
Presidenti Recep Tayyip Erdoğan është nisur të vizitojë zonat e prekura nga tërmeti dhe të inspektojë përpjekjet për kërkim-shpëtim.
08:20 Afërsisht 9.000 viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Të paktën 6.234 njerëz humbën jetën dhe 37.011 të tjerë morën lëndime në Turqi pas dy tërmeteve të forta të hënën që goditën pjesën jugore të vendit, tha të mërkurën Agjencia e vendit për Fatkeqësitë. Njëkohësisht, si pasojë e tërmetit në Siri, numri i të vdekurve sillet rreth 2.500 viktima.
E fundit nga nënkryetari i Türkiyes, Oktay: 5.894 njerëz kanë ndërruar jetë nga tërmetet deri tani, ndërsa 34.810 janë të lënduar.
Humb jetën volejbollisti i Kombëtares turke Emincan Kocabas Volejbollisti turk Emincan Kocabas ka humbur jetën në tërmetin që goditi Türkiyen. Klubi Eskisehirspor njoftoi se Kocabas vdiq në Malatya. “Me pikëllim të thellë mësuam se volejbollisti ynë kombëtar Emincan Kocabas nga Eskishehiri vdiq në tërmetin në Malatya”, njoftoi klubi.
Konyaspor do të presë viktimat e tërmetit në stadium
Presidenti i klubit Konyaspor, Fatih Özgökçen, deklaroi se i kanë rregulluar shtëpizat e stadiumit në mënyrë të tillë që të mund të strehohen qytetarët e prekur nga tërmeti në Kahramanmaraş, i cili ka prekur 10 provinca. “Kemi përfunduar të gjitha përgatitjet për të pritur qytetarët tanë të prekur nga tërmeti në shtëpizat e stadiumit tonë”, shkroi Fatih Özgökçen.
Ekipet nga Kütahya shpëtuan 4 persona nga rrënojat në Hatay
Në Hatay, e cila u godit nga tërmetet në Kahramanmaraş, 4 persona u shpëtuan nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga ekipet e Kutahya. Ekipet e kërkim-shpëtimit të Universitetit Kütahya Dumlupınar, të cilët shkuan në rajon, intensifikuan punën e tyre mbi tingujt që vinin nga rrënojat e një ndërtese në rrethin Antakya Esenlik. Ekuipazhet shpëtuan nënën, babanë dhe një fëmijë rreth 35 orë pas tërmetit të parë. Ekipet e kërkim-shpëtimit të zjarrfikësve të bashkisë Kütahya nxorrën gjithashtu Nurgül Akın nga rrënojat. Familja e mbijetuar dhe Nurgül Akın u transferuan në spitalet në rajon nga ekipet e Urgjencës së Shëndetit.
19:43 Binjakët janë shpëtuar nga rrënojat 40 orë pas tërmetit në Gaziantep
Një nënë, baba dhe binjakët 1.5 vjeç janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesës së shembur pas 40 orësh nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë që goditën disa krahina të Türkiyes më 7 shkurt 2023.
18:05 Të paktën 4.500 të vdekur nga tërmetet në Turqi
AFAD raportoi se 4.544 persona humbën jetën në tërmetet me epiqendër në Kahramanmaraş, 26.721 persona u lënduan ndërsa numri i ndërtesave të shkatërruara është 5.775.
Ministri i Brendshëm Soylu: “(Në lidhje me tërmetet në Kahramanmaraş) Kemi dërguar deri më tani 18 mijë xhandarmëri dhe afro 10 mijë policë nga e gjithë Turqinë, kemi dhënë urdhër edhe për 10 mijë xhandarë të tjerë.
14:40 Përfundon aksioni i kërkim-shpëtimit në Kilisi
Operacioni i kërkim-shpëtimit në Kilis ka përfunduar dhe asnjë banor nuk është nën rrënoja, tha në konferencë për media, ministri i Tregitsë i Turkiyes, Mehmet Mus.
“Ata të cilët kanë ndërruar jetë i kemi varrosur. Ne po punojmë fuqishëm me qytetarët e mbetur për shëndetin e tyre. Kilis me hapa të vegjël po kthehet drejt normalitetit. Shpresojmë me leje të Zotit të mos kemi tragjedi të këtilla”, tha ministri Mus.
12:01 Tërmeti në Türkiye ka prekur 13.5 milionë njerëz
Ministri i Urbanizmit dhe i Mjedisit i Türkiyes, Murat Kurum, tha se dy tërmetet e djeshme shkatërruese kanë prekur drejtpërdrejt 13.5 milionë banorë të Türkiyes. Ministri Kurum mëngjesin e sotëm ka vizituar qendrën koordinuese të AFAD-it për tërmetet në qytetin Gaziantep, ku ka folur në një konferencë për media. Ai tha se pas tërmetit të vitit 1939 në Erzincan, vendi u përball me tërmetin më të fuqishëm që nga shekulli i kaluar. Kurum tha se “dy tërmetet prekën drejtpërdrejt 13.5 milionë njerëz në 10 qytete”. Për sa u përket efekteve dhe pasojave, është fatkeqësia më e madhe në 100 vitet e fundit, shtoi Kurum.
10:58 BE me 27 ekipe shpëtimi në Türkiye
Nën mekanizmin e reagimit të fatkeqësive të Bashkimit Evropian (BE), 27 ekipe shpëtimi me mbi 1.150 personel janë dërguar në Türkiye pas tërmeteve të fuqishme të së hënës, bëri të ditur komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave. “Deri më tani, kemi mobilizuar 27 ekipe kërkim-shpëtimi dhe mjekësore nga 19 vende evropiane nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së për të ndihmuar Türkiye-n pas tërmetit”, shkroi Janez Lenarçiç në Twitter të martën. Türkiye është gjithashtu anëtare e mekanizmit.
Shtetet anëtare të BE-së Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Malta, Holanda, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja dërguan ekipet e tyre, së bashku me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Në total, u dërguan 1.150 personel dhe 70 qen shpëtimi të trajnuar, shtoi Lenarçiç.
10:40 Numri i viktimave nga tërmeti në Türkiye rritet në 3.419
Të paktën 3.419 humbën jetën dhe më shumë se 20 mijë të tjerë morën lëndime, në 10 provinca të Türkiyes, pas dy tërmeteve të forta të hënën që goditën pjesën jugore të vendit, deklaroi në konferencën e fundit për shtyp nënpresidenti Fuat Oktay.
10:29 Nëna dhe foshnja mbijetojnë 29 orë nën rrënoja Hulya Yilmaz dhe foshnja e saj gjashtëmuajshe Ayse Vera u shpëtuan 29 orë pasi ishin bllokuar nën një ndërtesë të shembur në Hatay.
10:23 Studenti në Malataya, shpëtoi falë rrjeteve sociale
Një student 20-vjeçar i mbijetoi tërmetit në jug të Türkiye-s, falë një postimi
në rrjetet sociale që ai dërgoi teksa ishte ngujuar nën rrënojat e një ndërtese.
Boran Kubat mbeti nën rrënoja në Malatya me nënën, gjyshen
dhe dy dajtë e tij kur rajoni u lëkund nga tërmeti i dytë.
“Nuk e kishim menduar se do të ndodhte një tërmet kaq i
fuqishëm pas të parit. Shkuam në shtëpi dhe ram të flemë kur ndodhi tërmeti.
Papritur gjithçka u errësua ndërsa nëna ime u rrëzua pranë meje”, tregon i
riu për Anadolu Agency.
10:07 Siri, vazhdojnë aksionet për gjetjen e të mbijetuarve
Ka arritur në 1.602 numri i qytetarëve të cilët kanë humbur jetën në tërmetin që përfshiu Sirinë. Si pasojë e këtij tërmeti, informacionet e fundit flasin se 3.649 janë lënduar në rajone të ndryshme të Sirisë. Punimet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në qytetet Idlib, Halep, Hama, Latakia dhe Tartus.
08:55 Tërmeti në Siri, mbi 1.550 viktima Numri i viktimave nga tërmeti në Siri rritet në 1.559 deri tani. Mbi 2.400 të tjerë janë lënduar nga tërmeti i mëngjesit të 6 shkurtit me epiqendër në Türkiye.
08:28 Numri i viktimave nga tërmeti në Türkiye shkon përtej 3.000
Të paktën 3.381 njerëz humbën jetën dhe mbi 20 mijë të tjerë janë lënduar në 10 provinca të Türkiyes pas dy tërmeteve të forta të hënën që goditën pjesën jugore të vendit, thonë të dhënat e fundit të Agjencisë Turke për Emergjenca.
21:58 Tërmet tjetër në Turqi
Një tërmet me magnitud 5.3 ka goditur sërish në Kahramanmaras
21:39 Presidenti i SHBA telefonon Erdoganin dhe ngushëllon për jetët e humbura, të lënduarve i’u uron shërim të shpejtë.
21:27 Rritet numri i të vdekurve në Turqi
Është rritur numri i të vdekurve nga tërmeti në 2136
“Për shkak të tërmeteve të ndodhura në vendin tonë më 6 shkurt 2023, është shpallur zi kombëtare për një periudhë shtatëditore. Flamuri ynë do të ngrihet në gjysmështizë deri në perëndim të diellit të dielën, 12 shkurt 2023, në të gjitha përfaqësitë e vendit tonë dhe të huaja” tha Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
18:33 Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Turqi
Të paktën 1.651 persona kanë humbur jetën dhe 11.119 janë lënduar nga tërmetet në Turqi, ka konfirmuar ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca.
17:53 Siri, të paktën 810 persona të vdekur dhe mijëra të plagosur nga tërmeti
Të paktën 810 persona kanë humbur jetën dhe mbi 2.315 të tjerë janë lënduar në rajone të ndryshme të Sirisë si pasojë e tërmeteve me epiqendër në qytetin Kahramanmaraş të Turqisë.
17:15 Mbi 1.500 të vdekur nga tërmetet në Turqi
Të paktën 1.541 persona humbën jetën dhe 9.733 morën lëndime nga tërmetet në Türkiye, konfirmoi zëvendëspresidenti i Türkiyes, Fuat Oktay.
17:10 Zëvendësi i Presidencës turke Fuat Oktay: Popullata në vendet e prekura nga tërmeti, mund të marrin ushqim falas
15:30 Numri i viktimave shkon në 1.498
AFAD: Numri i të vdekurve nga tërmetet në Türkiye rritet në 1.498, numri i të lënduarve në 8.533
15:05 Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Turqi
AFAD njoftoi se 1.121 persona humbën jetën, 7.634 qytetarë u lënduan dhe 2.834 ndërtesa u shkatërruan nga tërmetet me epiqendër në zonën e Kahramanmaras, në Türkiye.
13: 35 Fillon grumbullimi i ndihmave dhe aksioni për dhurimin e gjakut
Në gjithë Türkiyen po mblidhet ndihma për të prekurit nga tërmeti, njerëzit presin në radhë për të dhuruar gjak. Pas dy tërmeteve shkatërruese që goditën sot jugun e Türkiyes, në mbarë vendin ka filluar grumbullimi i ndihmave për banorët e rajoneve të prekura nga tërmeti, si dhe aksionet e dhurimit të gjakut për të lënduarit. Në qytetet anembanë Türkiyes, organizatat humanitare dhe shoqatat e qytetarëve kanë nisur aksionet për mbledhjen e ndihmave për banorët e Kahramanmaras dhe qyteteve përreth që u goditën më rëndë nga tërmete
Në Erzurum, Kutayi, Agriju, Kirsehiru, Vanu, si dhe në shumë qytete të tjera, janë vënë re radhë të gjata përpara qendrave të dhurimit vullnetarë të dhënies së gjakut, të Gjysmëhënës së Kuqe.
13:30 Dy studentë nga Maqedonia e Veriut të lënduar nga tërmeti në Türkiye
Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se dy studentë janë lënduar në tërmetin që goditi Türkiyen në orët e para të mëngjesit. Studentët e lënduar janë pjesë e një grupi studentësh që po qëndron në Türkiye në kuadër të programit “Erasmus Plus”.
“Përfaqësitë tona pasi u informuan, kontaktuan nëntë nga qytetarët tanë që ndodhen në rajonin e goditur nga tërmeti. Bëhet fjalë për tetë studentë dhe një mentor/mësues të tyre, të cilët po qëndrojnë në Republikën e Türkiyes në kuadër të programit “Erasmus Plus”. Si pasojë e tërmetit, dy nga nxënësit kanë pësuar lëndime fizike: një student ka lëndime më të rënda – frakturë që aktualisht është në kujdes nga personeli mjekësor, duke u rikuperuar – ndërsa nxënësi i dytë ka lëndime të lehta. Asnjë nga studentët dhe mentori nuk janë në rrezik”, thotë Ministria e Jashtme.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion për shtetas të tjerë tanë që janë në rrezik ose që kanë nevojë për ndihmë.
Ministria e Jashtme njofton se pas instruksionit të MPJ-së, tashmë në rajon është dërguar një diplomat nga Ambasada në Ankara për të ndihmuar në evakuimin e studentëve nga qyteti Kahraman Marash, si dhe për të siguruar informacione direkt nga terreni, në zonat më të goditura. Ata gjithashtu kanë publikuar numrat ku mund të kërkohet ndihmë 24 orë në ditë: +905394569710 në Ankara, +905456149777 në Istanbul dhe SOS telefon i MPJ-së në Shkup, +38975273732.
12:32 Dëmtohet seriozisht infrastruktura energjetike në Kahramanmaraş
Tërmeti që goditi Türkiyen në orët e hershme të së hënës, shkaktoi dëme serioze në infrastrukturën energjetike në qytetin turk Kahramanmaraş, tha ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez.
Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë ndodhi në qarkun Pazarcık në qytetin Kahramanmaraş dhe ka prekur gjithashtu disa qytete fqinje. Numri i jetëve të humbura në Türkiye deri më tani ka arritur në 284 dhe 2.323 janë të plagosur.
Dëme janë shkaktuar në linjat e transmetimit të energjisë elektrike si dhe në linjat e transmetimit dhe shpërndarjes së gazit natyror, tha ministri Dönmez.
Dönmez konfirmoi se dëmtimi i linjës kryesore të transmetimit të gazit natyror në qarkun Turkoglu të Kahramanmaraşit afër epiqendrës, ishte një nga infrastrukturat më të dëmtuara.
“Kjo është linja jonë kryesore e transmetimit që transporton gazin natyror në Gaziantep, Hatay dhe Kilis, veçanërisht në Kahramanmaraş. Mund të ketë ndërprerje në këto provinca”, tha ai.
Ekipet po punojnë për riparimin e linjave të dëmtuara, tha ai, duke shtuar se rreth 30 nënstacione që i përkasin Transmetimit të Energjisë Elektrike të Türkiye-s (TEIAS) pësuan dëmtime në shkallë të ndryshme.
“Kemi dërguar termocentrale mobile në rajon. Veçanërisht, do të përpiqemi të furnizojmë me gaz natyror dhe energji objektet si spitale, kuzhinat dhe furrat e bukës, si me metodën e transportit të gazit natyror të kompresuar (CNG) ashtu edhe me gjeneratorë mobil”, tha Dönmez.
11:51 Sërish tërmet në rajonin Kahramanmaraş
AFAD njoftoi se një tërmet me magnitudë 7.6 ka ndodhur në orën 13.24, epiqendra e të cilit ka qenë rrethi Elbistan i Kahramanmaraş.
11:45 Forcat e Armatosura të Türkiye-s kanë hapur një korridor ajror për ndihmë
Forcat e Armatosura të Türkiye-s kanë hapur një korridor ajror për të transferuar ekipet e kërkim-shpëtimit në rajonet e goditura nga tërmeti në jug të vendit, raporton Anadolu.
Ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar në komandën e bazës së 11-të të trafikut ajror po monitoron aktivitetet e ndërmarra pas tërmetit.
“Kemi mobilizuar avionët tanë për të dërguar ekipe mjekësore, ekipe kërkimi dhe shpëtimi dhe automjete në rajonet e prekura nga tërmeti. Kemi maksimizuar gatishmërinë e avionëve tanë për të ofruar transportin e nevojshëm”, tha Akar.
Një numër i madh avionësh transporti, përfshirë avionët transportues TAF A400m, transportojnë ekipe kërkim-shpëtimi dhe automjete në rajon. Në korridorin e ndihmës ajrore marrin pjesë edhe avionët e ambulancës.
Akar deklaroi se edhe në radhët e ushtarëve ka viktima nga tërmeti. “Forcat e armatosura vazhdojnë të përcaktojnë dëmet dhe viktimat në radhët e tyre. Fatkeqësisht kemi tre dëshmorë dhe të lënduar”, tha ai.
Kujtojmë se të paktën 284 persona humbën jetën dhe 2.323 janë plagosur në dhjetë provinca nga tërmeti i fuqishëm që goditi pjesët jugore të Türkiye-s të hënën në mëngjes.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar mbi tërmetin shkatërrues në Türkiye dhe Siri, duke theksuar se një mision shpëtimi solidariteti do të niset për në Türkiye.
Në rrjetin social Twitter, kryeministri Rama shkruan se është i pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Türkiyes dhe Sirisë.
“Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Türkiye”, shkruan Rama.
Ndërkohë, sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën.
“Bazuar në komunikimin me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Türkiye (që prej orëve të para të mëngjesit e deri tani) nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Sipas autoriteteve turke, të paktën 284 persona humbën jetën dhe 2.323 të tjerë u lënduan si pasojë e tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.4 ballë sipas shkallës së Rihterit që goditi rajonet jugore të Türkiyes herët në mëngjes.
Tërmeti ka shkaktuar qindra viktima dhe të lënduar edhe në Siri.