Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Levoshë të Pejës. Një punëtor ka gjersa ishte duke punuar ka rënë nga shtylla elektrike.
Si pasojë e plagëve të marra, punëtori ka ndërruar jetë.
Rasti është konfirmuar nga Policia për rajonin e Pejës.
‘’Po është e vërtetë ka qenë duke punuar në fshatin Levoshë të Pejës, ka ra nga shtylla elektrike dhe ka vdekur. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:45’’, tha për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.