Chelsea zhgënjen në derbin e Londrës përballë Fulhamit në “Stamford Bridge”, ku gjithçka u mbyll me rrjeta të paprekura.
Trajneri Graham Potter befasoi me vendimin e tij për të aktivizuar titullarë dy blerjet më të rëndësishme të janarit, ukrainasin Mudryck dhe argjentinasin Enzo Fernandez.
Ish-futbollisti i Shaktar Donetskut luajti vetëm gjatë pjesës së parë, ndërsa kampioni i Botës, Fernandez, qëndroi në fushë gjatë gjithë lojës.
Në fundin e pjesës së parë, Chelsea tronditi shtyllën me Kai Havertz, që i ishte thjesht i pafat në këtë rast.
Në minutën e 80-të, goditja e Fofanasë u ndal mbi vijën fatale pasi mposhti portierin Leno.
Duket qartë se shpenzimet marramendëse nuk mund të sjellin rezultate të menjëhershme të Chelsea, që në fakt nuk ka kohë për të pritur apo humbur, pasi renditet në vendin e nëntë me 30 pikë, nëntë pikë larg Manchester United të vendit të katërt.