Një rast goxha i pazakontë ka ndodhur dje rreth orës 15:30 në rrugën ‘Anton Pashku’ në Prishtinë, ku një 41-vjeçar i është vërsulur ta sulmojë një person.
Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur pasi 32-vjeçari kishte dëgjuar muzikë me ton të lartë nga lokali i të dyshuarit dhe e kishte pyetur atë se “çfarë po dëgjon?”, raporton Sinjali.
Kjo e kishte nervozuar shumë të dyshuarin, i cili me një shkop në dorë ishte vënë në ndjekje të 32-vjeçarit të cilit ia ka dëmtuar edhe veturën dhe e ka kërcënuar.
Njësitet policore kanë marrë informatën lidhur me rastin me ç’rast kanë arrestuar personin e dyshuar dhe e kanë shoqëruar në stacion policor ku ndaj tij janë iniciuar rastet ‘Kanosje’ dhe ‘Dëmtim prone’
Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.