Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, kritikuar Qeverinë e Kosovës për caktimin e vlerës se koeficientit të pagave në sektorin publik.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se vlera e koeficientit prej 105 eurove është varfërim i mëtejmë i shërbyesve publik.
Ai ka thënë se kjo vlerë do të nxit ikjen e qytetarëve nga Kosova.
“105 nuk është vlerë, por është varfërim i mëtejmë në kohë krize dhe nxitje institucionale për ikjen e qytetarëve nga Kosova. 15 vitet e opozitarizmit dhe propagande kundër Kosovës, si një vend ku nuk jetohet, Albin Kurti po i kthen në vendime”, ka shkruar Gjoshi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, ka konfirmuar sot se vlera e koeficientit për pagat e zyrtarëve publikë për vitin 2023 do të jetë 105, ndërsa nga janari i vitit 2024, do të jetë 110.
Deri me tani, shumë sindikata të shërbyesve publik janë shprehur të pakënaqura me caktimin e kësaj vlere.
Ali Sefaj, sindikalist i njohur i Administratës Qendrore, ka reaguar në lidhje me publikimin e vlerës së koeficientit nga ana e Qeverisë së Kosovës. Në një mbledhje të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka treguar se vlera e koeficientit është 105 euro.
Në një përgjigje për gazetën Nacionale, Ali Sefaj ka treguar se një vlerë e tillë është e papranueshme. Ai shtoi se një gjë e tillë është e papranueshme.
“Vlera e koeficientit prej 105 euro eshte e papranueshme për administraten shtetrore. Qeveria edhe kesaj radhe ka mashtruar për vleren e koeficientit te cilen e pati premtuar për vleren 120 euro. Kjo ka me ndiku qe kuadrot me te mira nga sektori publik me emigru ose me kalu ne sektorin privat.”, ka vlerësuar Sefaj.