Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilçik, ka thënë se Serbia nuk mund të bëjë progres në përpjekjet e saj për integrim në Bashkimin Evropian, pa i normalizuar marrëdhëniet me Kosovës.
“Progresi në bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, do ta përmirësonte dukshëm pozicionin e Serbisë si në Parlamentin Evropian ashtu edhe në institucionet tjera evropian”, ka thënë eurodeputeti, të cilin e kanë cituar mediat serbe.
Sipas Bilçik, për Serbinë nuk ka qenë e lehtë kur ka vendosur për anëtarësim në BE, por ka thënë se duhet të marrë edhe të tjera vendime të rëndësishme.
Ai ka thënë se pikë e parë është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovës, sepse pa e bërë këtë gjë, siç ka deklaruar ai, “progresi drejt Bashkimit Evropian do të jetë i ngadalshëm, apo s’do të funksionojë fare”.