Milani sot zhgënjeu të gjithë dashamirët e vet, duke pësuar humbje si vendas me rezultat 5:2 nga Sassuolo, por pas tyre edhe Juventusi “nokautohet” në Torino, duke u mposhtur me 0:2 nga Monza.
Skuadra e Monzës shkaktoi senzacion, duke importuar tre pikë të mëdha.
Tre pikë të ëmbla që u siguruan për 40 minuta, falë golave të futbollistëve Ciurria (18’) e Dany Mota (39’).
Pas javës së 20-të në Serie A, Monza renditet në vend të 11-të me 25 pikë e Juventzusi është i 13-ti me 23 (minus 15 pikë i dënuar).