Veton Surroi, opinionist, ka shkruar një status në rrjetin social X, ku ka komentuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga ana e Bashkimit Evropian.
Surroi ka përdorur një metaforë me veturën që i mungon një rrotë.
“Procesi i ndërmjetësimit nga BE-ja mes Kosovës e Serbisë është i ngjashëm me një veturë që i ka dalë një rrotë ose më shumë, por drejtuesit besojnë se nëse e vazhdojnë vozitjen, kjo nuk do të ndihet, se destinacioni do të arrihet disi.” – shkroi ai.
Ndryshe, sot kryeministri Albin Kurti e përdori një metaforë për të kritikuar Miroslav Lajçakun, ndërmjetës i BE-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurti i ka bërë thirrje emisarit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që të ndalonte “së konsideruari Serbinë si forcë e natyrës, një lloj arushe iracionale të cilës duhet t’i hedhim qengja për ta qetësuar. Kjo duhet të marrë fund për hir të normalizimit, paqes e sigurisë.”