Tefik Sejdiu, personi që Oliver Ivanoviq ia kishte vrarë tre anëtarë të familjes, ka folur në protestën e sotme kundër deklaratave glorifikuese të kryeministrit Kurti për politikanin serb që ishte dënuar për krime lufte.
Ai para të pranishmëve tha se veprimi i Kurtit “është turp”.
Sejdiu në një fjalim të shkurtër, ia rikujtoi Kurtit faktin se ai është dëshmitari kryesor kundër Ivanoviqit, i cili ia masakroi tre anëtarë të familjes.
“Kryeministër unë jam dëshmitar kryesor kundër Ivanoviqit që e ke shpallë hero. Tre anëtarë të familjes të masakrum. Kryeministër, kërko falje, turp të kesh, marre për ty kryeministër”, tha ai.