Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kabinetin politik të ministrave kanë zhvilluar punëtori të përbashkët gjatë dy ditëve të kësaj fundjave.
Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimit ka bërë të ditur se ministrat gjatë kësaj punëtorie kanë prezantuar rezultatet për vitin 2022.
“Në këto takime, të ndara sipas shtyllave bazë të Planit Kombëtar të Zhvillimit, ministritë prezantuan rezultatet, arritjet dhe sfidat tyre gjatë vitit të kaluar, si dhe planet dhe synimet për vitin 2023.” – thuhet në njoftim.
Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Kurti ka falënderuar kabinetit qeveritar dhe stafin e tyre për punë përgjatë vitit 2022.
“Kryeministri Kurti i falënderoi anëtarët e kabinetit qeveritar dhe stafin e tyre për punë përgjatë vitit 2022. Ai i ftoi ata edhe për më shumë angazhim në vitin 2023 në realizimin e punëve të nisura dhe zotimeve të programit qeverisës për qeverisje të mirë, siguri dhe sundim të ligjit, zhvillim të barabartë dhe ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme.” – thuhet në përfundim të njoftimit nga Zyra e Kryeministrit.