Mitrovicë: I mituri rrahet nga katër persona

Një i mitur ishte cak i një sulmi në orët e para të së dielës në Mitrovicë.

Ai në lagjen “Suhodoll” u sulmua fizikisht nga katër persona.

Lidhur me rastin është në dijeni edhe policia, të cilët po i marrin veprimet e nevojshme hetimore për t’i identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit.

“Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale Lëndim i lehtë trupor”, thuhet në njoftimin e policisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *