Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka bërë të ditur se me 23 janar do të organizohet protestë në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, siç thotë ai me qëllim ndërgjegjësimi për më shumë kujdes, maturi e përgjegjësi ndaj historisë së vendit.
Madje ai njoftuar se protesta do të jetë me moton “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë!”.
“Të indinjuar thellë me veprimet e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit dhe tentimin e tij për të amnistuar kriminelin e luftës, ideatorin dhe kryerësin e vrasjeve të shqiptarëve civil, Oliver Ivanoviqin, e kemi për obligim t’i bashkohemi thirrjes së fëmijëve të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për protestë” ka shkruar Lushtaku në Facebook.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Gjatë këtyre ditëve kemi qenë dëshmitarë të një situate tepër të vështirë, të krijuar si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut në Skënderaj, Mitrovicë, Klinë e gjetiu.
Ndihma nga organet qendrore ka qenë pothuajse inekzistente dhe komunat me mundësitë e veta janë munduar t’i sanojnë dëmet të cilat për nga vlera materiale konsiderohen tepër të mëdha.
Megjithatë,
të indinjuar thellë me veprimet e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit dhe tentimin e tij për të amnistuar kriminelin e luftës, ideatorin dhe kryerësin e vrasjeve të shqiptarëve civil, Oliver Ivanoviqin, e kemi për obligim t’i bashkohemi thirrjes së fëmijëve të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për protestë, me moton:
“Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë!”
E cila mbahet:
Vendi: Sheshin Skenderbeu në Prishtinë-Data 23 janar 2023-Ora: 12:00, ndërsa nisja bëhet nga Sheshi Zahir Pajaziti.
Qëllimi i kësaj proteste është ndërgjegjësimi për më shumë kujdes, maturi dhe përgjegjësi ndaj historisë, të tashmës dhe të ardhmës së vendit tonë.