Kush është shqiptarja që i ka rrëmbyer zemrën yllit të famshëm?

Ka kaluar vetëm pak kohë që nga dita që këngëtari britanik Gavin Rossdale bëri publike lidhjen me të dashurën e tij me origjinë shqiptare, Xhoana Xheneti.

Media “Page Six” thotë se vëmendja ndaj bukuroshes shqiptare është rritur për shkak edhe të ngjashmërisë fizike të saj me ish-partneren e  këngëtarit, Gwen Stefani, me të cilën ai ishte i martuar nga viti 2002 deri në 2016. Kur çifti u nda, u përfol se Rossdale e tradhtoi Stefani me dadon e fëmijëve.

Kanë qenë fansat ata që kanë vënë re se si Stefani edhe bukuroshja me origjinë shqiptare mbajnë flokë të gjata bionde dhe zgjedhin buzëkuq me ngjyra të ndezura.

Të dyja i mbajnë flokët në të njëjtin stil, por edhe kanë shije të ngjashme sa i përket stilit të veshjes. Nësoj si i dashuri i saj, edhe Xhoana është në industrinë e muzikës.

Këngëtarja u transferua në SHBA në vitin 1996 pasi prindërit e saj u divorcuan dhe nëna e saj fitoi llotarinë amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *