Në disa pjesë të vendit tonë, veçse kanë filluar vërshimet, të cilat kanë shkaktuar probleme për qytetarët si dhe vështirësi në qarkullim.
Si rrjedhojë e këtyre reshjeve atmosferike, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, e ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e komunës.
Ai përmes një statusi në Facebook, e ka njoftuar edhe Shtabin Emergjent, të cilët po e kryejn punën e vetë.
Kryetari Nura, gjithashtu ka aktivizuar shumë makineri private që të ju del në ndihmë qytetarëve.