Lajm i fundit/Bie sistemi online i Trustit, nuk hapet llogaria

Sot në Kuvendin e Kosovës do të diskutohet për Projektligjin që i mundëson qytetarëve të Kosovës që t’i tërheqin një përqindje të caktuar të kursimeve pensionale.

Interesimi i qytetarëve për t’i shikuar mjetet e kursyera në Trust si duket është shumë i madh, të cilët me gjasë po i kalkulojnë sa mjete mund t’i tërheqin nëse Projektligji e merr “dritën e gjelbër” në Kuvend.

Nga mëngjesi i sotëm shumë kontribues të Trustit janë ankuar se nuk po mund të qasen në llogaritë e tyre personale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *