AAK thotë se kanë informacione që Trusti nuk do të kalojë

Deputetët në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri dhe Albana Bytyqi pak para seancës plenare të Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet për apo kundër kalimit të Trusit kanë dalë në një konferencë për media.

Deputetja Albana Bytyqi është deklaruar se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), që sipas saj dikur janë deklaruar pro votimit të trustit tashmë kanë presion nga partia e tyre dhe janë tërhequr nga qëndrimi i mëparshëm.

Bytyqi, ka shtuar se LVV-ja nuk ka dalë me një konfirmim të saktë por ka theksuar se AAK ka informacione që Vetëvendosja do të dalë kundër trustit, gjë e cila do të bëjë që trusti të mos kalojë.

“Për shkak të presioneve të Lëvizjes Vetëvendosje disa deputetë ende nuk kanë dalë me një konfirmim të saktë. Votat e opozitës nuk janë të mjaftueshme pa marrë pjesë edhe mazhoranca ne e dimë se nuk do të kalojë dhe për këtë arsye kemi informacione që Vetëvendosja komplet do të dalë kundër”, ka thënë Bytyqi para mediave.

Ndërsa, ka theksuar se opozita është pro trustit.

“Opozita është pro trustit dhe ne po e shohim që mazhoranca në përgjithësi kanë dalë me deklaratë që janë kundër dhe nuk do të përkrahin trustin”, ka vijuar Bytyqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *