Policia nis hetimet për dy vdekje, njëra në Fushë-Kosovë, tjetra në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për dy vdekje që kanë ndodhur dje.

Siç thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës njëra nga vdekjet ka qenë në Prishtinë dhe tjera në Fushë Kosovë.

Në Prishtinë Policia bën të ditur se është raportuar se në QKUK ka vdekur një person i cili po trajtohej aty.

Prishtinë 18.01.2023 – 19:50. Është raportuar se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar aty. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

Në anën tjetër policia ka nisur hetimet edhe për nje vdekje që ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Siç theksohet në raport, një person, derisa ishtë në banesën e tij, raportohet se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe më pas kishte vdekur.

Trupi i pajetë është dërguar për Obduksion.

Fushë Kosovë 18.01.2023 – 23:55. Viktima mashkull kosovar deri sa ishte në banesën e tij i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet ndër të tjera në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *