Ky ujë është shërues, gjindet në këtë fshat në Kosovë

Në njërën anë buron ujë i nxehtë, si dhe në anën tjetër buron ujë i ftohtë, por që të dyja kanë efekt shërues.

Ky burim po e bën të veçantë fshatin Bincë të komunës së Lipjanit. Ky burim i ujit dhe besimi se ka veti shëruese po tërheqë njerëz nga gjithë Kosova dhe jashtë saj, për tu furnizuar me të.

Besohet se ky burim ekziston tash e qindra vjet, derisa nuk ka një vit të saktë se kur u zbulua për herë të parë. E gjithmonë ky ujë u përdor për shërim të disa sëmundjeve.

Avdullah Bellagoshi, 72 vjeçar, tash e disa vjet vjen çdo ditë për tu furnizuar me këtë ujë.

Ai tregon se për çfarë e përdor këtë ujë burimi.

“Për këtë nuk mundet të tregoj askush të vërtetën sepse ky burim ekziston që kur është krijuar bota, këtë nuk e mban mend askush. Kur është krijuar bota ka rrjedhur ky burim edhe kështu është edhe sot. Ky ujë është shërues për lukth edhe për lëkurë”, ka thënë ai.

Duke qenë se ky ujë vlerësohet me veti shëruese dhe interesimi nga qytetarët është i madh për të. E, këtu është investuar në mënyrë që si i tillë ruhet dhe qasja në të jetë shumë më i lehtë për të gjithë ata qe vijnë për të marrë ujë nga ky vend.

“Tash bëhet një vit në këtë vit e kemi ndërtuar këtu… Më herët këtu ka qenë balt, kafshët kanë kullotur këtu, nuk ka pas asgjë pishina nuk ka qenë këtu, por meqenëse është ndërtuar me forcat e fshatit, e falënderojmë kryetarin e komunës rrugën e ka rregulluar, ndriçimin e ka bërë edhe kjo është një ndihmë nga komuna. Jo vetë e mirëmbajmë ne fshati këtu, kush të vjen këtu i mbledh mbeturinat”, ka thënë ai për emisionin “Shenjë”.

Bellagoshi, si ndër banorët e vjetër të këtij fshati, vazhdon të jetë dëshmitar i vizitave të përditshme të njerëzve në këtë vend.

Ai, tregon se ndër vite interesimi për tu furnizuar me këtë ujë është rritur dhe për këtë vijnë edhe njerëz jashtë Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *