Policia e Kosovës ka nis hetimet ndaj një skandali që në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Bëhet fjalë për zhdukjen e njëmbëdhjetë aplikimeve për pozitën e drejtorit të Bordit.
Se policia ka nisur hetimet për këtë rast, e konfirmoi për kosovalive edhe Shqipe Durmishi, nga zyra për medie e kësaj ndërmarrje.
“Po sigurisht që jemi në dijeni dhe rastin e kemi dorëzu në polici dhe hetuesia është duke u marrë me atë çështje. Ende nuk kemi një të vërtetë derisa është duke u hetuar. Ato dosje janë zhduk dhe ne tash po presim një raport prej policisë, prej prokurorisë. Konkursi ka qenë për drejtor Bordi në Stacionin e Autobusëve dhe se për përzgjedhjen e dejtorëve merren aksionarët. Përgjegjës në lidhje me procesin dhe të gjitha ato janë aksionarët, arkiva dhe sekretari i ndërrmarrjes”, pohoi Durmishi.
Gjithashtu edhe ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Stacionit të Autobusëve Agron Sejdiu, në një bisedë të shkurt për kosovalive, tha se është në dijeni për këtë situatë.
“Po jam në dijeni, ato aplikime për bord dhe për krejt i hap aksionari i ndërmarrjes, e kryeaksionar është Arton Shabani”, tha ai.