Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka deklaruar se situata në vend është e qetë, megjithëse, siguria në veri është më e britshtë.
Duke folur në Komisionin për Siguri, Hoxha sipas “KP”, ka deklaruar se “kanë menaxhuar mbi 500 protesta në veri” gjatë vitit të kaluar.
Ai ka folur edhe për numrin e vrasjeve dhe dhunës në familje.
“Në vitin 2023 kemi pasur rritje të rasteve të vrasjeve, nga 21 në 29 raste të vrasjeve. Dhuna në familje, kemi pasur ulje gjatë këtij viti, nga 2 mijë e 757 në 2 mijë e 460. 79 për qind e rasteve të veprave penale.” – u shpreh Hoxha.