Tragjedi: Një i vrarë dhe një e plagosur pas gjuajtjeve me armë zjarri në Prishtinë

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur pas gjuajtjeve me armë zjarri në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë.

Kjo është konfirmuar nga policia, ku thuhet se e plagosura është grua dhe është dërguar në dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku  fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë”.

“Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në konfirmim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *