Kryetari i Istogut Ilir Ferati ka bërë një postim prekës për vëllaun e tij të ndjerë Triumf Ferati, i cili humbi jetën tragjikisht ditë më parë.
“Ranimet e jetës i patëm bartë bashkë, po tek mbane me e marrë vesh se koke kanë tu qu fort ma ron se une e me hilen e buzëqeshjes tu e mshef! Trim Burri,ani pse i premë edhe ksaj here, prap me krejt, me krejt dhimtën e shpirtit, je i respektuem prej meje përjetshëm”, ka shkruar Ferati në Facebook.
Postimi i plotë i Ilir Feratit:
Trim – trimi jonë.
Trim Burri, burrnisht e bane jetën. Shumë burrnisht!
Ranimet e jetës i patëm bartë bashkë, po tek mbane me e marrë vesh se koke kanë tu qu fort ma ron se une e me hilen e buzëqeshjes tu e mshef! Trim Burri,ani pse i premë edhe ksaj here, prap me krejt, me krejt dhimtën e shpirtit, je i respektuem prej meje përjetshëm!
Kom me ta majtë emnin ton n’ftyrë temen e ki me kanë amaneti i t’rrnuemit burrnisht edhe te Zani-Trimi jem tash!
Deri herën tjetër Trim, se përshëndetje tjera nuk kem pasë!
Kom me t’dashtë e ski me u harru sa t’ka bimë tonat n’ket botë!
Përgjithmonë, Trimi jem!
Përgjithmonë, Iliri yt!