Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për deklaratën se ky i fundit i ka thënë se ai nuk e sheh Serbinë me sytë e Amerikës.
Çitaku i tha Kurtit se Amerika nuk e sheh me sytë e tij Serbinë, por as Kosovën, pasi sipas saj, në sytë e Kurtit, Kosova është shkatërruar qe dy dekada.
“Në sytë e Amerikës, Kosova është çliru, pavarësu, zhvillilu, ndërtu. Nihilist, cinik. Kaq je, dhe ke me mbet pa asnjë rezultat”, ka shkruar Çitaku.