Dy persona në Prishtinë janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Pas një pune intenzive hetimore zyrtarët e Njësitiit të hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, kanë identifikuar dy persona të dyshuar për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Rasti (shpërthimi i një granate) ka ndodhë me datën 12.04.2024, në rrugën “Zekrija Cana”, në Prishtinë.”
Të dyshuarit janë:
– F.F, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
-E.M, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,