Plagosje në Fushë Kosovë, i dyshuari në arrati

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Fushë Kosovë rreth orës 17:00.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Bedri Pejani” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarje. Në këtë rast, nga arma e zjarrit lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit.

Më tutje ajo ka bërë të ditur se personi i dyshuar është identifikuar.

“Ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *