Gazeta Neutral mbrëmjen e 9 qershorit raportoi për të shtëna me armë zjarri (kallashnikov) në fshatin Gramaqel të Deçanit.
Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar gëzhojat e armës së zjarrit, teksa është arrestuar i dyshuari.
Me rastin e kontrollit policor, të dyshuarit i janë konfiskuar dy armë zjarri dhe 50 fishekë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij kanë nisur hetimet.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Pejë.
“Njësitet relevante të Stacionit Policor Deçan, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, aty kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. K. nga i njëjti janë sekuestruar; Një AK-47; Një pistoletë; Një karikator; Pesëdhjetë fishek të cal. 7.62×39 mm. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit shtetit është ndaluar për 48 Orë.” – ka njoftuar Policia.