Kryetari i Tiranës, Erjon Veliaj ka reaguar pas tërmetit që ka ndodhur në Tiranë, ku ka thënë se të gjitha shërbimet emergjente kanë kaluar në gatishmëri të plotë.
Përmes një postimi në Twitter, Veliaj i ka bërë thirrje qytetarëve që për çdo problematik të thirrin numrat emergjent.
“Një valë tërmetesh janë ndjerë në Tiranë. Shërbimet tona të emergjencës kanë kaluar në gatishmëri të plotë! Për çdo problematikë në banesa apo rruge malore, ju lutem na sinjalizoni menjëherë ne nr. 112 ose zjarrfikësit nr. 128.” – ka shkruar Veliaj.
Dy tërmete janë regjistruar brenda pak minutash në Tiranë, njëri me magntudë 4.7 shkallë, ndërsa tjetri 4.1 shkallë, sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare.