18 vjeçari Lulzim Fejzullahu, nga Podujeva, gjashtë ditë më parë u godit me veturë nga persona të dyshuar të cilët më pas e rrahën për vdekje me shufra metalike.
Fejzullahu u dërgua për trajtim në Spital, pasi mori lëndime jashtëzakonisht të rënda nga dy persona të dyshuar.
Burimet e Gazetës Neutral bëjnë të ditur se dy të dyshuarit që ndodhen prapa grilave për këtë rast janë Elion Kadriu (16-vjeçar) dhe A.Abdullahu (17-vjeçar).
Fejzullahu, i cili u godit me makinë nga të dyshuarit, më pas u rrah me shufra metalike, duke pësuar lëndime serioze në disa pjesë të trupit.
KUJDES PAMJE + 18