Ambasadori Hovenier: Askush mos të harrojë çka ndodhi në Reçak

Ambasada amerikane në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, ka shpërndarë një pjesë të fjalimit të ambasadorit Jeff Hovenier në Reçak.

Në postimin e shpërndarë, ambasadori bën thirrje që askush mos ta harrojë atë që ndodhi atje, derisa përmend edhe bombardimet e NATO-s

“Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi këtu. Në përgjigje të kësaj mizorie dhe të tjerash, SHBA, së bashku me aleatët tanë të NATO-s, vepruan për të mbrojtur civilët e pambrojtur në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit. Këto synime pasqyrojnë vlerat e thella amerikane dhe perëndimore. Ne besojmë se të gjithë njerëzit, pa dallim etnie apo feje, e meritojnë dinjitetin e të jetuarit në liri dhe siguri”, thuhet në postim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *