Pas eliminimit në Kupën e Italisë nga Torino, Milani do të kërkojë ringritjen, këtë herë në kampionat, aty ku përballet me Leccen në “Via dell Mare”.
Megjithatë sfida nuk nisi aspak mirë për kuqezinjtë, që nxorën topin nga rrjeta që në minutën e tretë, pas një autogoli të pafat të Theo Hernandez, i cili devijoi topin gabimisht në portën e tij.
Ishte një gabim i Kalulu në pasim, që i dha mundësinë Lecces të shkojë në zonën kuqezi, aty ku Theo në tentativë për t’i hequr mundësinë e goditjes kundërshtarit, devijoi topin në rrjetën e portës së Tatarusanut…
23’-Lecce thellon avantazhin ndaj Milan, Baschirotto e dërgon topin në rrjetë pas një goditje me kokë.