Kryeshefi i kompanisë “Eurosig” për Kosovën, Altin Ponari, është ndarë nga jeta në moshën 45-vjeçare, pas një beteje me sëmundje të rëndë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e hidhur për ikjen e tij të parakohshme e kanë dhënë familjarët e miqtë e tij, ku kanë shprehur dhimbjen e pikëllimin.
I prekur nga ikja e hershme e tij nga kjo botë është shprehur edhe gazetari Milaim Zeka.
Përmes një postimi në Facebook, Zeka ka publikuar komunikimin e fundit që kishte pasur me Ponarin.
“Se kam n’mend me ja lëshu rrugën sëmundjes” – ishte një pjesë e bisedës me Ponarin rreth sëmundjes nga e cila vuante tashmë i ndjeri.
Postimi i plotë:
Lamtumire Altin Ponari
Faleminderit per çdo gja qe na dhe: force, burreri, e mbi te gjitha : energji pozitive.
Jam i tronditur me ikjen tende. Te pushofte shpirti ne Paraje. Do te kujtojme sa te jemi gjalle!