Gjykata Speciale është vënë në lëvizje drejt fillimit të procesit gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë.
Edhe zyrtarisht është caktuar data 18 janar 2023, si seanca e parë e konferencës përgatitore të gjykimit.
Gazeta 10 mëson se seanca do të nisë në ora 09:30 në mëngjesit.
Zyrtarë të lartë të Speciales kanë thënë se muaji mars është koha kur pritet të nisë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pas mbi dy vitesh paraburgimi të tyre.