37-vjeçarja martohet me kukullën prej lecke dhe bëhet me fëmijë: Burrin tim e kanë zili të gjitha femrat! 

Një grua në Brazil ka gjetur burrin e ëndrrave për veten dhe tani është tepër e lumtur.

Meirivone Rocha Moraes, 37 vjeçe, iu ankua nënës së saj se ishte beqare dhe se nuk kishte një partner kërcimi.  Në përpjekje për të gëzuar vajzën e saj, nëna i bëri asaj një kukull prej lecke të quajtur Marcelo.

Kur mamaja ime bëri Marcelon dhe më prezantoi për herë të parë me të, unë u dashurova me të.  Ishte dashuri me shikim të parë. Unë nuk kisha me kë të kërceja. Kur Marcelo hyri në jetën time gjithçka mori kuptim.

Moraes dhe Marcelo thuhet se kanë qenë në një lidhje romantike që nga dita kur u takuan.

Ai është burri që kam dashur gjithmonë në jetën time.

Pasi qëndruan bashkë për disa muaj, Moraes zbuloi se ajo ishte “shtatzënë”. Duke mos dashur të kishin një “fëmijë” jashtë martese, çifti vendosi t’i zyrtarizonte gjërat dhe u “martuan”.

Dasma ishte një ditë e mrekullueshme për mua, shumë e rëndësishme, shumë emocionuese. 

Pas dasmës dhe muajit të mjaltit, çifti mirëpriti fëmijën e tyre kukull Marcelinho më 21 maj. Moraes tha se ajo dhe familja e saj janë jashtëzakonisht të lumtur së bashku, pavarësisht stresit që ajo është e vetmja që kujdeset për shtëpinë.

Pavarësisht urrejtjes apo gjykimit që merr, Moraes tha se është e lumtur dhe e dashuruar me familjen e saj të re.

Jeta martesore me të është e mrekullueshme. Ai nuk zihet me mua, nuk debaton dhe thjesht më kupton.  Marcelo është një bashkëshort besnik.  Ai është një burrë i tillë dhe të gjitha gratë e kanë zili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *