Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona pasi të njëjtit kanë dhunuar seksualisht dy vajza në Podujevë.
Sipas policisë, njëra nga viktimat është dërguar në ekzaminim gjinekologjik.
Ndërsa bëjnë të ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Me 07.10.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat e lartë cekura ndaj dy viktimave femra kosovare. Njëra nga viktimat është dërguar në ekzaminim gjinekologjik ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.