Hill sulmohet verbalisht për gati dhjetë minuta në Beograd: “Populli serb është me Rusinë”

Ambasadori amerikan në Serbi, Chrisopher Hill, është sulmuar verbalisht nga disa gra nëpër rrugët e Beogradit, gjersa ishte duke ecur me bashkëshorten tij.

Hill, sipas një video të postuar në rrjetet sociale, është fyer me fjalë për gati dhjetë minuta, nga disa gra që kinse po protestonin për rolin e tij gjatë ’99, kur Serbia ishte bombarduar nga forcat veri-atlantike (Kur Hill ishte një diplomat në kulmin e karrierës u caktua si i dërguar special i SHBA-ve në zgjidhjen e krizës së Kosovës).

“Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja”, “vrasësi i fëmijëve”, “Kosova dhe Metohija është pjesë e Serbisë”, “Populli serb është me Rusinë”, “Populli serb e përkrah Rusinë, populli serb nuk i përkrah nazistët Ukrainës”. ”Po shëtisni i lirë në tokën serbe derisa po sundojnë tradhtarët”, ” Kosova dhe Metohija do jenë përgjithmonë serbe”, “Pedofil, homoseksual”, ishin disa nga fjalët që iu thanë Hillit, gjersa vazhdonte rrugën i paprovokuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *