Stuhia Ciara godet Shqipërinë, FSHF shtyn disa ndeshje të fundjavës

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se do të ketë sërish një ndryshim në kalendarin e ndeshjeve të fundjavës në dy prej kampionateve kombëtare.

Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dendura të shiut ndeshjet e programuara në fundjavë të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë do të spostohen për t’u zhvilluar ditën e hënë duke nisur nga ora 13:30.

Të enjten FSHF-ja njoftoi se ndeshjet e Kategorisë Superiore do të zhvillohen sipas kalendarit të paracaktuar, por me 30 minuta më herët, pra në orën 13:30. Tirana dhe e gjithë Shqipëria janë goditur nga stuhia Ciara, e njëjta që preku edhe Toskanën në Itali, duke shkaktuar përmbytje të shumta…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *