Policët elitarë pezullojnë protestën, Kurti do t’i presë në takim javën e ardhshme

Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive dhe njësi të tjera të Policisë, kanë pezulluar protestën e thirrur për sot para ndërtesës së Qeverisë.

Sipas njoftimit, deri te pezullimi ka ardhur pasi drejtori i Përgjithshëm i PK-së i shoqëruar nga menaxhmenti i PK-së gjatë takimit me këto njësi i ka informuar se kryeministri Albin Kurti ka premtuar që javën e ardhshme do t’i presë në takim zyrtar menaxhmentin e PK-së së bashku me përfaqësuesit e këtyre njësive, për t’i diskutuar kërkesat e tyre, respektivisht për të gjetur një zgjidhje.

“Andaj, protesta e paralajmëruar për sot është pezulluar deri në ndonjë vendim tjetër”, thuhet në njoftim.

Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, duke kërkuar ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *