Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do ta pres sot në takim ministren e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës të Belgjikës, Hadja Lahbib.
Sipas njoftimit, takimi do të zhvillohet brenda hapësirave të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Pas takimit mes ministres Gërvalla dhe ministres Lahbib, do të ketë edhe konferencë për media.