Njëqind milionë njerëz e përdorin ChatGPT në baza javore, njoftoi CEO i kompanisë së OpenAI, Sam Altman në konferencën e tij të parë të zhvilluesve të hënën
OpenAI ndau edhe një sërë veçorish të reja, duke përfshirë një platformë për ndërtimin e versioneve të personalizuara të ChatGPT-s për të ndihmuar me detyra specifike dhe GPT-4 Turbo, një model i ri që ka njohuri për ngjarjet botërore deri në prill të vitit 2023 dhe që mund të përshtatet ekuivalenti i mbi 300 faqeve tekst në një kërkesë të vetme.
Chatboti ChatGPT u lansua një vit më parë dhe që atëherë ka fituar popullaritet të madh, duke arritur 100 milionë përdorues aktivë mujor për vetëm dy muaj.
Përveç kësaj shumë kompani të mëdha teknologjike sikurse Meta dhe Google filluan të punonin për lansimin e modeleve të ngjashme.
Së fundmi edhe Elon Musk ka lansuar një chatbot me AI të cilin e ka quajtur Grok.
ChatGPT u krijua nga kompania OpenAI, ku shefe e teknologjisë në këtë kompani është inxhinierja shqiptare, Mira Murati