Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, përmes një konferencë për media ka deklaruar se qeveria Kurti është munduar t’a amnistoj dhe t’a fsheh aferën e ambasadorit Martin Berishaj.
“Qeveria Kurti është munduar të amnistoj dhe të fsheh një prej skandaleve dhe aferave më të thella e më të mëdha, protagonist të secilës palë I gjen mafinë energjetike të vendeve si dhe ambasadorin e Republikës së Kosovës, Martin Berishaj, mik I kryeministrit Kurti, i emëruar ambasador nga kryeministri Kurti, dhe përball këtij skandali I marr në mënyrë direkte nga kryeministri Kurti. Por, përkundër që qeveria është përpjekur me çdo kusht që ta amnistoj këtë aferë e skandali o thellohet edhe më shumë, dhe ka marr rrugë drejtë shpalosjes së fakteve”, ka deklaruar nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku.
Çitaku ka deklaruar se PDK qysh në muajin prill ka ekspozuar aferën e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
“Që nga fillimi i prillit 2022 dhe gjatë gjithë vitit dhe aktualisht Qeveria Kurti është munduar të amnistojë dhe të fshehë një prej skandaleve dhe aferave më të thella e më të mëdha, protagonist të së cilës palë i gjen mafinë energjetike të vendeve të Ballkanit si dhe ambasadorin Berishaj, mik i Kurtit, i emëruar ambasador nga Kurti, dhe përballë këtij skandali i marrë në mbrojtje direkte nga Kurti. Por përkundër se Qeveria është përpjekur me cdo kusht ta amnistojë këtë aferë, skandali po thellohet dhe ka marrë rrugë drejt shpalosjes së fakteve tepër shqetësuese, të cilat jo vetëm që tejkalojnë çështjen e integritetit diplomatik dhe personal, apo edhe ndjekjes penale, por të cilat sot shtrihen deri te zyra e Kryeministrit Albin Kurti”, tha ajo në konferencë”, ka deklaruar Çitaku.
Çitaku e akuzoi Berishajn për deklarata të rrejshme në komisionin hetimor parlamentar.
“Dje mediat raportuan në lidhje me veprimtarinë komerciale të Martin Berishajt me kompaninë GEN, për çka nuk ka qenë i sinqetë gjatë paraqitjes së tij në komisionin hetimor, pra amabsadori Berishaj në komisionin parlamentar duket se ka dhënë deklarata të rrejshme, dhe kjo në vetvete është vepër penale. Sipas këtyre të dhënave, në llogarinë e tij, GEN ka hedhur hiç më pak se 1 milion e 470 mijë euro, vlerë që nuk e ka raportuar në komision. Dje pati shkrime në mediat e huaja, se kompania GEN, në kuadër të shpëlarjes së parave përmes kontabilitetit fiktiv, kishte financuar edhe fushata politike duke përmendur fushatën zgjedhore të kryeministrit Kurti. Ku për konicidencë, periudha kur mendohet se GEN ka financuar këto fushata, përfshin periudhën kur Berishaj kishte tërhequr mjetet e deponuara nga GEN në llogarinë e tij”, u shpreh Çitaku.
Ajo deklaroi se prapa ambasadorit Berishaj fshihet një lidhje shumë e thellë e pushtetit me mafinë energjetike të vendeve të rajonit.